Bora dhe acari duket se tashmë kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të zonave të ulëta dhe atyre bregdetare në Ultësirën Perëndimore.
Përveç zonave në Veri të vendit, edhe qarku i Elbasanit, i pozicionuar kryesisht në pjesën Juglindore është përfshirë nga temperaturat nën zero.
Deri tani raportohet se, akset rrugore nacionale janë të hapura, por firmat kontraktuese në vendet problematike ku ka pasur ngrica kanë hedhur kripë.
Sa i përket furnizimit me energji elektrike, janë 6 kabina me defekt në fshatin Grabovë, Njësia Administrative Lenie e bashkisë Gramsh.
Ndërsa në Njësinë Administrative Labinot Mal, rruga është e kalueshme, por vetëm me zinxhirë.
/Priza.al/