Kryedemokrati Basha, gjatë një takimi me familje të vjetra në Elbasan është ndalur tek sulmet e vazhdueshme nga ana e kryeministrit Edi Rama. Basha tha se ky hezitim vjen jo sepse ai nuk di të përgjigjet, por nuk dëshiron ta kthejë në betejë personale. Sa i takon akuzave të palës kundërshtare, kreu i PD-së tha se asgjë nuk arrihet me sajesa dhe gënjeshtra.
“E keni parë që nuk merrem me të?! Ai kujton se nuk di ti përgjigjem. Unë di ti përgjigjem shumë mirë. Por kjo nuk është betejë e imja dhe e tij. Ai do ta kthejë në një betejë personale.
Asgjë e mirë nuk arrihet me sajesa dhe gënjeshtra. Mund të gënjehesh një javë, por vjen momenti që nuk e shtyn dot më. Në Evropë nuk shkohet me sajesa dhe gënjeshtra. Ne e dimë dhe e njohim mirë këtë rrugë. Mu ngarkuan detyra për të arritur diçka që askush nuk e besonte heqjen e vizave për shqiptarët. Nuk na ra nga qielli. Besimi që Shqipërisë ti hiqeshin vizat na kushtoi një punë të jashtëzakonshme, mbi 15 kushte për t’u përmbushur”, tha Basha.