Zyrtare/ Bild: Kampionët e Gjermanisë ‘blindojnë’ portën! Nojer firmos deri në 2025-ën për Bayern-in  

Portjeri kryesor i Kombëtares Gjermane, Manuel Nojer, i ka thënë “po” rinovimit të kontratës me Bajernin e Mynihut. Kapiteni dhe portieri i kampionëve të Gjermanisë, do të luajë në Mynih deri në qershor 2025.

Këtë e bëri të ditur dje e përditshmja “Bild”, e cila zbuloi të ardhmen e 35-vjeçarit. Kontrata aktuale e Nojerit skadon më 30 qershor të 2023-shit. Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në muajt e ardhshëm me Nojerin, që me shumë mundësi do të mbyllë karrierën me skuadrën bavareze.

Edhe trajneri Julian Nagelsman, u shpreh në konferencën për shtyp për rëndësinë që ka rinovimi i Nojerit për skuadrën e Bajernit, edhe pse trajneri mohoi të dinte gjë për kontratën që sipas tij, duhet të merren persona të tjerë.

Manuel Nojer iu bashkua Bajernit në vitin 2011, kur erdhi për shumën e 30 milionë eurove nga skuadra e Shalkes. Nojer ka fituar gjithçka në Mynih, përfshi dhe Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014.

/Burimi: PanoramaSport/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *