‘Më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë’/ DJ Dagz flet për herë të parë pas eliminimit nga ‘BBV’: Ja përse e dua Einxhel…

Pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Dj Dagz ka folur për herët të parë sot në ‘Fun Club’.

Ai tha se pasi ka dalë nuk është marrë me ndonjë gjë , përveç takimit me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Dagz: Kam ndenjur me njerëzit e mi pasi dola, familjarët , shoqëria , nuk jam marrë me shumë gjëra se kam pas nevojë të rri me njerëz që i du.

Unë nuk kam luajtur asnjë moment, u futa për një eksperiencë që dua ta mbaj mend. Nuk më ka interesuar të luajë me dobësitë e tyre. Është e vështirë të rrish brenda që i sheh disa gabime dhe të mos reagosh.

Dagz shpjegoi edhe arsyen pse u rifut në “BB VIP” pasi u eliminua së bashku me PM:

“Kam pas shumë arsye pse të rrija dhe të mos rrija, me PM jemi dyshe që e duam njëri tjetrin pa asnjë interes, prandaj dhe hymë bashkë, si shok dhe si vëlla. Një prej arsyeve ishte se kush do të fitonte çmimi ishte i të dyve, për atë qëllimin që ne e kemi thënë.

PM më tha vazhdojë lojën, kjo më dha zemër. Big Brother më ka dhënë një super mundësi dhe nuk mund të mos e vlerësoja . Çështja kryesore edhe Einxhel. Që e dija e kisha përshtypjen që edhe ajo kishte ndjenjë, prandaj e vlerësova dhe i shkova pas.Mua më pëlqejnë gjërat që më sfidojnë dhe nuk i arrij lehtë, dhe Einxhel është e tillë“,- tha ai.

Çift i ri në BB VIP, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira japin puthjen e parë

Einxhel i 'vë kapakun'/ Tregon se ka pëlqim për Dj Dagz | CNA.AL

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *