Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për fyerje të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan.
Policia turke e ndaloi gazetaren Kabas në orët e para të mëngjesit dhe e çoi në stacionin e policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatës më pas vendosi në favor të arrestimit të saj.
Fyerja e supozuar e Kabas ishte në formën e një proverbi të cilin ajo e shprehu si në një kanal televiziv opozitar ashtu edhe në llogarinë e saj në Twitter. Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.
‘Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kurore ne koke e ben njeriun me te zgjuar, por ne e shohim se kjo nuk është e vërtetë’, tha ajo në kanalin Tele1. ‘Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati shndërrohet ne nje stalle lopesh’, deklaroi gazetarja turke.
Akuza per fyerjen e presidentit ne Turqi parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet. Zedhenesi i shtypit te presidentit Erdogan, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si ‘të papërgjegjshme’.
Në deklaratën e saj në gjykatë, zonja Kabash mohoi se kishte synim të fyente presidentin.
/Priza.al/