‘Iku jeta u harrua, kapitull i mbyllur’/ Egzona zë vendin e Beatrixsës? Ja çfarë po bën me Donaldin…

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e elminuara kësaj të premteje Big Brother Vip, përballë të dashurit të saj brenda shtëpisë Donald Veshajn dhe moderatoren Einxhel Shkira.

Ajo u përcoll me lot nga banorët dhe aktori i humorit, i cili pas daljes së saj në një diskutim me banoren e re Egzona Rafuna, shprehu se i dukej “çuditshëm pa Triksën”.

Megjithatë moderatorja nga Kosova i ka qëndruar afër në momentet e tij të vështira dhe së fundmi ata të dy organizuan një lojë për të trembur aktoren Monika Lubonja, gjë që Donaldi më parë e bënte më Beatrix Ramosajn. Aktori dhe moderatorja u fshehën të dy dhe pritën për të frikësuar Monika Lubonjën.

Këto shaka Donald Veshaj i bënte më parë në bashkëpunim me të dashurën e tij Beatrix Ramosaj dhe kjo ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit në rrjet.

Ndjekësit kanë nisur aludimet e tyre në lidhje me situatat dhe nëpër komente ata e kanë cilësuar moderatoren nga Kosova si “gomë rezervë”, ndërsa kanë ironizuar edhe aktorin duke shkruar se “kaq e pati mërzia për Triksën”

“Çanta numër 3”, shkruan një ndjekëse duke iu referuar moderatores.

“Kaq e pati dhe mërzia për Triksën”,- thotë një tjetër komentues.

Kujtojmë se ditën e djeshme Egzona u kujdes dhe i përgatiti mëngjesin aktorit të humorit pasi ai ishte i mërzitur. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë përsëri në komente, aludime dhe ironi.

“Iku jeta, u harrua, kapitull i mbyllur”,- shkruan një tjetër ndjekës.

“Po mos ia marrtë edhe kjo Triksës. Ja mori dorën Donaldi, ta provojë edhe me Egzonën”,- shkruan një tjetër ndjekës duke e shoqëruar me të qeshura komentin e tij.

Egzona gives information from outside, here is what she told Donald - Gossip

Donaldi 'qan hallet' me Egzonën në BBV: Trixa s'më kupton, me nxjerr keq tek publiku – Dosja AL

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *