Lufta mes grupeve kriminale Shqiptare që veprojnë në Guajakil të Ekuadorit në Amerikën Latine, ka rregjistruar viktimës e radhës mbrëmjen e 22 janarit 2022.
Ergys Dashi, 34 vjeç, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Durrësit është ekzekutuar në një atentat mafioz. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryqëzimin që ndan rrugët Avenue José Joaquín Orrantia, e Mall del Sol, në veri të Guayaquil të Ekudorit. Mediat ekuadoriane shtojnë se Dashi ishte i ulur në një restorant, kur ditën e shtunë rreth orës 19:00, atentatorët e pikasën.
Të dy u futën brenda lokalit duke iu shmangur edhe stafit që u kërkoi certifikatën e vaksinimit. Njëri mbante një buqetë me lule në duar nga e cila nxorri armën dhe qëlloi me breshëri drejt 34-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur. Paraprakisht raportohet se shkak për këtë vrasje mund të jetë bërë e shkuara e Dashit, i cili rezulton të jetë përfshirë në trafikun e drogës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar 20 gëzhoja. I riu rezuton të jetë qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, të shtëna që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
“…fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, u konfirmua identiteti dhe origjina e tij nga Evropa Lindore, nga rajoni i Ballkanit…”-raportojnë mediat vendase.
Ndërsa më pas u mësua plotësisht se viktima ishte shtetas shqiptar, pjesë e një grupi kriminal në Shqipëri, që vepron në Durrës dhe Tiranë.
Atentati me shënjestër shqiptarin la edhe një vajzë të plagosur. 26-vjeçarja Angie Romero ishte ulur në tavolinën ngjitur me shqiptarin dhe një plumb e kapi në këmbë.
Kush ishte Ergys Dashi?
Dashi kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike. Ai rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.
Dashi, ishte njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.
Mediat në Guajakil raportojnë se:”…Ergys Dashi, 34 vjeç, u identifikua si njeriu i vrarë në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia, diagonalisht me Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas burimeve policore, individi do të kishte pasur lidhje me trafikun e drogës…”.
/Burimi: Extra.ec/ Përshtati: Priza.al/