Një vit më parë u bënë prindër të një djali, konfirmohet ndarja e çiftit të njohur

Çifti i njohur, Emma Roberts dhe Garret Hedlund i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati 3 vitesh të lidhur, u konfirmua nga “ET”.

Një burim i afërt me dyshen ka thënë se aktorja 30-vjeçare dhe aktori 37-vjeçar janë ndarë dhe “ata nuk po jetojnë më bashkë”. Burimi shton se ata gjithashtu që “nuk janë romantikisht së bashku”.

“Marrëdhënia e tyre ka qenë e vështirë për një kohë të gjatë dhe situata është vërtet e trishtuar e kritike tani.”

Burimi thotë gjithashtu se Roberts dhe Hedlund u ndanë kur Garrett ishte larg familjes për shkak të punës. Megjithatë, u tha se ata ende bëjnë gjëra si familje dhe rrisin fëmijën e tyre së bashku.

Ky lajmi është bërë i ditur pothuajse një muaj pasi Roberts dhe Hedlund organizuan për djalin e tyre, Rhodes, një festë për ditëlindjen e tij të parë.

Roberts dhe Hedlund filluan të dilnin bashkë në muajin mars të 2019-ës. Ndërkohë, ata lindën Rodosin në dhjetor të vitit 2020.

“Emma-s absolutisht i pëlqen të jetë nënë dhe është jashtëzakonisht mbrojtëse e protektive ndaj Rodosit”, shtoi burimi. “Rhodes është e gjithë bota e saj dhe ai e ka fokusuar vërtet atë. Ajo ndihet shumë mirënjohëse që ka familjen dhe miqtë që e mbështesin.”

Emma Roberts and Garrett Hedlund End 'Rocky' Relationship, Source Says | Entertainment Tonight

What is Emma Roberts' dating history and who is she with now?

Emma Roberts and Garrett Hedlund reportedly call it QUITS; 'Trying their best' to co parent | PINKVILLA

Emma Roberts and Garrett Hedlund Break Up One Year After Welcoming Son - E! Online

Një vit më parë u bënë prindër të një

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *