Derisa Anders Breivik që kreu sulmin më vdekjeprurës në historinë e Norvegjisë po kërkon zbutjen e dënimit, disa thonë se trajtimi i tij në burg është shumë i butë.
Siç raporton AP, 42-vjeçari dhe tre persona tjerë brenda qelisë e kalojnë kohën duke luajtur videolojëra, shikuar televizor, ushtruar dhe ecur.
Borgen, organizata jofitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër varfërisë globale, ka njoftuar se është një sistem i rëndomtë i burgjeve në Norvegji, që fokusohet më shumë në rehabilitimin e të burgosurve sesa në dënimin që duhet vuajtur ata.
Përveç kompjuterit, Breivik ka televizorin e tij, PlayStation 2, e madje ka kërcënuar me grevë urie nëse nuk ia sjellin PlayStation 3, pati shkruar AFP në vitin 2014. Breivik ishte ankuar edhe për cilësinë e stilolapsave.
E nëse ekziston mundësia që të zhvillohet reuma, jam i bindur që stilolapsi mund ta shkaktoj. Ky stilolaps është makth dhe jam i frustruar me përdorimin e tyre”, pati shkruar Breivik në një letër.
Breivik në kuadër të tri qelive mund edhe të pastroj rrobat dhe të përgatisi ushqim. Madje ka bërë ëmbëlsira për të burgosurit, shkruan BBC.
Ka qasje në gazeta, oborrin e burgut dhe ka të drejtë në telefonata. Madje shumë burgje në Norvegji kanë ndaluar vënien e grilave, duke dizajnuar qelitë në atë formë të ngjajnë më shumë me dhomat apo konviktet.
Ato gjithashtu ofrojnë “shumë programe e kurse që mund të gjenden vetëm nëpër qendra tradicionale rekreative”. Madje Norvegjia ka ndaluar dënimin me burgim të përjetshëm, ku dënimi maksimal është vetëm 21 vite burgim.
Megjithatë, ekziston një rregull që i lejon autoritetet t’ua zgjasin dënimin të burgosurve prej pesë viteve nëse konsiderohen se paraqesin rrezik për shoqërinë nëse lirohen.
Disa njerëz, në veçanti ata që i mbijetuan sulmit të Breivikut, mendojnë se për shkak të natyrë së krimit që ka kryer ai, nuk do të duhej të kishte privilegjet e njëjta sikurse të burgosurit e tjerë.
Brevitik në vitin 2011 pasi aktivizuoi një bombë në Oslo, mbyti tetë persona. E më pas shkoi me anije deri në ishullin Utoja, ku hapi zjarr mbi të rinjtë që kishin shkuar në një kamp veror, duke vrarë 69 prej tyre. Ai është dënuar me 21 vite burgim, e këtë javë ka kërkuar që të lirohet me kusht.
/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/