Një boksiere australiane është shpërfytyruar pas një humbje në një ndeshje me 10 raunde. Pamjet para dhe pas dëmtimit janë tejet të rënda. Nga një femër seksi, ajo është shndërruar në një tjetër njeri.
Mësuesja e shkollës Aussie, Ebanie Bridges, e cila njihet si ‘Bomba Bjonde’ në ring, humbi betejën e saj të parë profesionale të shtunën, pasi shkoi ballë për ballë me Shannon Courtenay për titullin kampion bote.
Përkundër një fillimi dominues, mësuesja 34-vjeçare pësoi dëmtime pasi Courtenay i dha një goditje të fortë në kokën e saj. Pas këtij sulmi të tmerrshëm, ajo pësoi një dëmtim në syrin e saj të djathtë.
Të pranishmit u tronditën kur panë të gjithë syrin e saj të ënjtur, dhe gati të mbyllur plotësisht.
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-9457857/Ebanie-Bridges-boxing-match-Australian-teacher-left-disfigured-UK-fight-Courtenay.html
Përshtatur nga “Priza.al”