Studimi/ COVID-19 i ka kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane, ekspertët: Duhet hov i madh për të kompensuar humbjet

Pandemia e COVID-19 i ka kushtuar ekonomisë gjermane jo pak. Në këtë përfundim del Instituti  i Ekonomisë Gjermane sipas së cilës në dy vitet e fundit ekonomisë gjermane ka humbur plot 350 miliardë euro.

Kjo shumë në pjesën më të madhe ka të bëjë me rënien e konsumit  , por edhe  ulja e investimeve të ndërmarrjeve. Sipas ekspertëve masat kufizuese deri në lockdown shkaktuan probleme në proceset e prodhimit dhe vështirësuan furnizimet brenda dhe jashtë vendit. Bizneset jashtë vendit pësuan rënie. Në tremujorin e dytë të vitit 2020 produkti bruto ra me 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rënia e numrit të infektimeve ngjalli shpresat se ekonomia mund të rimëkëmbej por këto shpresa u shuan shpejt pasi variante të reja qarkulluan në vend.

Ekonomistët parashikojnë se nëse këtë vit ne hyjmë në fazën endemike sërish mund të ketë hov ekonomik por megjithatë  do të nevojitet  një hov i fuqishëm ekonomik, për të rikuperuar humbjet.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *