“Meta mban peng edhe për pak kohë Presidencën”, Rama: Presidentin do e zgjedhë ky grup parlamentar, një njeri normal

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, i cili pak ditë më parë dekretoi 6 marsin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Sipas kryeministrit Rama, Meta për një kohë të gjatë ka shkelur kushtetutën, ndërsa mban peng institucionin. Në muajin prill na duhet të zgjedhim presidentin e do e zgjedhë ky grup parlamentar në radhë të parë.

Kreu i qeverisë tha porositë e tij për zgjedhjet e pjesshme, duke theksuar se do të jenë larg politikës dhe me vëmendje tek hallet e popullit.

Nga njëra anë është oferta jonë, u shpreh Rama, nga ana tjetër janë ata, bravat, varetë dhe trastat me dekorata.

“Një objektiv i ri është shfaqur para nesh me nxjerrjen e dekreteve presidenciale vendore pas një periudhe të gjatë shkelje të kushtetutës nga ana e zotërisë, i cili e mban peng të hënës së tij edhe për pak kohë.”

Komplikimi i skajshëm i situatës me krijimin e dy PD na bën të vështirë të gjejmë adresën se ku ta kërkojmë dialgoun me opozitën parlamentare por ne ndërkohë duhet të mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje.

Në një mënyrë apo tjetër duhet të gjejmë rrugën për të mbledhur opinionet e njerëzve për presidentin apo presidenten e re.

Pas një serie personazhesh që e kanë degraduar figurën për të thënë më të paktën ne kemi përgjegjësinë e madhe qytetare politike e kushtetuese që ti japim popullit shqiptar në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë. Një kryetar dhe kryetare shyeti që ti ktheje normalitetin njerëzor moral e institucional zyrës së Presidentit të Republikës

Nuk do bjerë nga qielli, me siguri do gjendet mes nesh këtu në territorin e Shqipërisë se mund të jetë edhe jashtë Republikës se Shqipërisë por e kemi detyrim ti japim asaj zyre mundësine që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *