Frenkie de Jong ‘nderon’ Barcelonën, katalanasit mposhtin Alaves dhe afrohen me zonën ‘Champions League’

Barcelona ka lënë pas humbjen në Superkupën e Spanjës dhe eliminim nga Kupa e Mbretit, teksa ka regjistruar fitoren e 9-të në kampionat. Katalanasit vuajtën në transfertën e Alavesh, ndaj të cilëve triumfuan minimalisht me shifrat 1-0.

Dominimi i skuadrës së Xavit ishte i dukshëm në fushën e lojës, por jo në rezultat, me Torres me shokë që nuk ishin konkret para portës. Ndryshimet në pjesën e dytë nuk dhuruan shumë raste, teksa duhej të vinte minuta e 87-të që të vulosej fati i saj. Pedri gjen të lirë Torres në zonë, i cili shërben për De Jong dhe holandezi e ka fare të thjeshtë për ta depozituar topin në rrjetë.

Një gol që vlen shumë për Barcelonën që nuk humbet prej 6 takimesh në kampionat. Katalanasit gjenden në vendin e 5-të me 35 pikë, teksa Alavesh pozicionohet e parafundit me 17 pikë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *