Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet e 6 marsit, për 6 bashkitë e vendit që janë aktualisht pa kryetarë. Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari i është shpërndarë strukturave dhe kërkohet mobilizim.
Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehët nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.
Sipas ligjit, LSI ka rol në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave. “Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki”, parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.
1. Ngritjen e shtabit elektoral në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, për organizimin, koordinimin dhe drejtimin e fushatës elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, që do të mbahen në datën 6 mars 2022.
2. Shtabi elektoral do jetë më këtë përbërje:
a. Koordinatori Politik i Qarkut;
b. Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor; (bashkia Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
c. Delegatët e Konventës Kombëtare; (delegatët e bashkisë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë, Rrogozhinë)
3. Ngarkohet Koordinatori Politik i Qarkut për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi.
/Priza.al/