Ekzekutimi i Ergys Dashit në Ekuador/ Presidenti ndryshon drejtorin e përgjithshëm të Policisë

Ekuadori është tronditur nga vrasje të shumta së fundmi ku më e ‘freskëta’ ishte ajo e mbrëmjes së të shtunës, ku mbeti i vdekur një shqiptar me emrin Ergys Dashi. Pas kësaj ngjarjeje Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso bëri me dije se të dielën se do të dërgojë 1,100 oficerë policie dhe ushtarakë shtesë në Guayaquil, qytet bregdetar dhe do të rrisë praninë ushtarake atje mes një varg vdekjesh të dhunshme që qeveria thotë se janë të lidhura me luftën kundër tregtisë së drogës.

Pas të gjithë trazirave që kanë ndodhur në vend presidenti është detyruar të ndërmarrë vendime drastike, pasi ai firmosi për ndryshimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ekuadorit.

Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters. Dhuna dhe krimi, përfshirë brenda sistemit të burgjeve, u rritën në Ekuador në fund të vitit të kaluar. Qeveria shkruan Reuters ka fajësuar për dhunën bandat e drogës që përdorin vendin si një pikë tranziti për lëndët narkotike drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Largimi i Varelës ishte një nga njoftimet e rëndësishme që presidenti bëri në përpjekje për të frenuar krimin, i cili vetëm në Rajonin 8, që përfshin Guayaquil, Durán dhe Samborondón, ka marrë jetën e më shumë se 74 personave deri më tani këtë muaj, krahasuar në 20 vdekje të dhunshme në janar 2021.

Shqiptari Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.

Mediat vendase kanë marrë dëshmi të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Punonjësit e restorantit janë shprehur se autori ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të një buqete me lule, por më pas ka kërcënuar punonjësin që i ka kërkuar kartën e vaksinimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *