I akuzuar si vrasës i ish-policit Santiago Malko, ja sa vite burg kërkon SPAK për Blendi Tetën

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 19 vite burg për Blendi Tetën, të dyshuarin si autor të vrasjes e Santiago Malkos. Kjo ishte pretenca edhe pse sot nuk është paraqitur avokati mbrojtës për të bërë konkluzionet duke shtyrë seancën. Teta është i vetmi i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të vitit 2019.

SPAK akuzoi Tetën për vrasje me paramendim kryer në kuadër të grupit kriminal në rolin e ndihmësit. Prova në ngarkim të Blendi Teta janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefon dhe të dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular. Blendi Teta akuzohet në kuadër të grupit te strukturuar kriminal, ku në rolin e ndihmësit ka ndihmuan në realizimin e vrasjes së Santiago Malkos.

Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e Malkos para ngjarjes. Pretendimi se ai nuk është përfshirë direkt në krim dhe nuk ka bashkëvepruar me të tjerë për të kryer krimin e vrasjes, pasi është larguar nga vendngjarja para se të kryhej vrasja është hedhur poshtë nga provat e gjetura nga tabulatet telefonike

Malko ishte emër i njohur për policinë, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Santiago Malko është vrarë me 9 plumba nga klani “Duka” i përbërë nga Leonard dhe Elis Duka, Oltian Loka, Ilir Selmani,Fatmir Hyseni, Bledar Teta dhe Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *