Disa persona u plagosën nga një person i armatosur në një sallë leksionesh teatri, në qytetin Jugperëndimor gjerman të Heidelberg të hënën, tha policia.
Policia në qytetin Jugor gjerman të Heidelberg, raportoi sot se, ishte duke kryer një operacion në shkallë të gjerë pranë universitetit të qytetit, pas disa të shtënave.
Autoritetet lajmërojnë se ka disa të plagosur në universitetin e Heidelberg. Të shtënat ndodhën në një sallë leksionesh në universitet.
Mësohet se autori i dyshuar është gjetur i vdekur. Nuk ka të dhëna të mëtejshme se sa persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë “The Guardian” shkruan se, autori është vrarë mirëpo nuk ka detaje të mëtejshme se si ka ndodhur ngjarja.
Policia kërkoi nga njerëzit që të shmangnin zonën Neuenheimer Feld të Heidelberg, ku ndodhet universiteti i qytetit. Policia nuk specifikoi se sa njerëz u plagosën, apo sa rëndë janë.
Zyra e shtypit e universitetit nuk pranoi të jepte ndonjë detaj mbi incidentin dhe ia referoi të gjitha pyetjet policisë. Policia tha se arma e përdorur në të shtënat ishte një armë me tytë të gjatë.
/Priza.al/