Temperaturat ekstreme dhe reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë. Veriu i vendit është bërë pothuajse i pamundur për tu kaluar për shkak të trashësisë së dëborës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një video nga aksi rrugor Bogë-Theth i cili është mbuluar nga dëbora. ARRSH bën me dije se temperaturat në këtë zonë kanë shkuar deri në -14 gradë dhe qarkullimi kryhet me zinxhir.
Ndër të tjera, iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të ndjekin udhëzimet e policisë.
“Në aksin Bogë-Theth nuk ka reshje dëbore. Temperatura është -14°C.Si pasojë e erës së fortë ka depozitime të dëborës në trup të rrugës. Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe po bëjnë pastrimin e aksit. Qarkullimi kryhet me zinxhir Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.
/Priza.al/