Reshjet e dendura të borës në Athinë kanë çuar në mbylljen e disa akseve rrugore të kryeqytetit grek. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa për të lëvizur me automjet drejt qendrës të Athinës duhen zinxhirë.
Shumica e akseve kryesore të kryeqytetit janë të mbyllura, ndërsa situata paraqitet e vështirë në zonën veriore të Athinës.
Prefektura u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre, nëse nuk kanë arsye të domosdoshme dhe të mos harxhojnë energjinë pa kriter.
Edhe autobusët urbanë janë urdhëruar të kthehen në parkime, ndërsa metroja e Athinës, nuk arrin deri në aeroportin Elefterios Venizelos.
Kujtojmë gjithashtu se, 20 fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq, ndërsa edhe rruga që lidh kryeqytetin me aeroportin është mbyllur.
/Priza.al/