FOTO/Shkrumbohet makina, momenti prekës kur zjarrfikësi shpëton mes tymit foshnjën 3-muajshe

Dje në orët e para të ditës u sinjalizua për djegien e një makine në garazhin e një pallati, duke vënë në rrezik jetën e 86 familjeve që jetonin në të. Ngjarja u shënua në zonën e Freskut në Tiranë.

Menjëherë u lajmëruan forcat zjarrfikëse, ku bënë të mundur evakuimin e banorëve, ndër ta edhe të një foshnje 3-muajshe.

Sikundër shihet edhe nga pamjet në fjalë, foshnja u la në krahët e zjarrfikësit. Pas foshnjës, nga pas e ndiqte e ëma me batanijen e gjumit në dorë, teksa u ribashkuan pas pak minutash në tokë të dy të sigurt.

Frika ishte e madhe, ndërsa të gjitha familjet dolën jashtë banesave. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *