‘Ngrin’ skaji më verior i Shqipërisë! Në Vermosh termometri tregon  – 23 gradë C, vështirësi edhe në lëvizje  

Vermoshi, skaji më verior i Shqipërisë ka shënuar – 23 gradë C këtë të hënë, ndërsa vendi po përballet me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Problematika ka pasur me akset drejt Kelmendit, Fushë Arrëzit, ndërsa drejtuesit e bashkive u kanë bërë thirrje qytetarëve, që makinat të jenë të pajisura me zinxhirë.

Gjatë mbrëmjes së kaluar situata ka qenë e vështirë e sidomos në Vermosh dhe Lëpushë për shkak të borës.

Në Theth termometri ka shënuar minus 18 gradë C.

Banorët e Vermoshit kanë kaluar disa orë pa energjie elektrike, ndërsa Vau i Dejës është përballur me probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *