VIDEO/ “Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?”, Edi Ramën e ndalon policia në Vlorë

Jemi në fushatë dhe palët politike po bëjnë ç’është e mundur për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Detajet shpeshherë bëjnë diferencën, e ndërsa akuzat dhe sharjet duket se janë të pashmangshme. Nga kërcimet me të rinjtë në periudhë pandemie, në ngjitjen sipër një makine me dy gishtat lart, në mbledhjen e turmave ndonëse nuk lejohet për shkak të koronavirusit etj. E ndërsa kryeministri Rama ka ardhur ndryshe. Kreu i qeverisë ishte pjesë e një skeçi në emisionin “Binjakët”. Ai ishte në rolin e shoferit të një prej moderatorëve, ndërsa tjetri ishte në rolin e një polici. Si rrallë herë, në timon është vetë kreu i qeverisë. Gjithçka ndodh në formën e një skeçi për emisionin “Binjakët”, në “Vizion Plus”.

Dialogu mes Edi Ramës, Donald dhe Romeo Veshajt:

Edi Rama: E di çke, hajde dil mbrapa se dua t’i jap vetë makinës.

Donald Veshaj: Ka ndodh ndonjë gjë e keqe? Pse je mërzitur? Çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Hajde mo mbrapa këtu. Dua të shoh Vlorën vetë aty, në timon.

Donald Veshaj: Do t’i japësh vetë makinës?

Edi Rama: Po, dua t’i jap vetë makinës!

Donald Veshaj: Ok…

Edi Rama: Dua Lipën ku e ke? Dua Dua Lipën aty.

Edi Rama: Të lutem lëre atë video, do më lësh të shijoj Vlorën?

Edi Rama: Po ky ça do tani?

Donald Veshaj: Polici?

Romeo Veshaj: A mund ta ulësh pak maskën?

Donald Veshaj: Po nuk jemi nisur akoma mo…

Romeo Veshaj: 12 si më dëgjon? Kam ndaluar një njeri të madh…

Polici: Ndonjë analist?

Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.

Polici: Ndonjë biznesmen?

Romeo Veshaj: Më të madh, më të madh, ngrije.

Polici: Ndonjë deputet?

Romeo Veshaj: Opo ngrije akoma.

Polici: Ministër?

Romeo Veshaj: Më të madh të them.

Polici: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo Veshaj: Po ça thua o vëlla, ky Ramën e ka shofer.

Edi Rama: Po ça thua mo, do na lësh të ikim tani se kemi dalë të shohim Vlorën vetëm.

Romeo Veshaj: Prit pak, mos ik, e di që gjendja…

Edi Rama: Po ça është ky ore…Ore do iki të shoh Vlorën.

Romeo Veshaj: Aaa, për të parë Vlorën.

Edi Rama: Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *