Tragjedi në Kupën e Afrikës/ Tentuan të futen në stadium, tetë persona humbin jetën

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur para sfidës së Kupës së Kombeve të Afrikës mes Kamerunit dhe Komoros. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet turma e tifozëve të futbollit që shtyhen dhunshëm me njëri-tjetrin në portat e stadiumit kamerunas.

Nga 38 personat e plagosur, shtatë janë në gjendje të rëndë. Në mesin e të vdekurve është një fëmijë. Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000 tifozësh, por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur për ndeshjen e së hënës.

Sa i përket sfidës, Kameruni kaloi në raundin çerekfinale të Kupës së Afrikës, pasi arriti të triumfonte me shifrat 2-1. Në këtë fazë, vendasit do të presin Gambian.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *