Procedohen 2 persona në Morinë/ Organizuan protestat kundër masave kufizuese anti-COVID të Kosovës

Policia e Kukësit i ka proceduar penalisht dy persona, pasi ditën e djeshme organizuan një protestë në pikëkalimin kufitar të Morinës. Qytetarët kundërshtuan një ditë më parë masat e reja të qeverisë në Kosovë për pandeminë.

Gjatë protestës së djeshme të qytetarëve nga Kukësit, u pengua hyrja e metëve nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe rinisur qarkullimin normal të mjeteve në kufi.

Njoftimi i policisë:

Janë proceduar R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.”

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *