Një sherr i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë mes dy vajzave, ku fatkeqësisht njëra nga to ka përfunduar e plagosur me thikë në spital.
Policia bën me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila po heton për zbulimin e shkaqeve të këtij sherri që për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares.
/Priza.al/