Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me përplasjet mes FSHF-së dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliajt.
Pikërisht në postimin që ka bërë sot për pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, një qytetar e pyet edhe në lidhje me një audio-përgjim që po qarkullon për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Pas pyetjes provokuese të qytetarit, Rama jep një përgjigje të prerë.
“Une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar.
/Priza.al/