Është hedhur në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022. Këngëtarja e cila do të hapë natën e parë gjysmëfinale është Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi nëpërmjet një InstaStory Ronela Hajati.
Artistja u shpall fituese e Festivalit të RTSH mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan si këngë tallavaje “Sekret”. Ajo triumfoi përballë rivalit dhe kolegut Alban Ramosajt, i cili konkurroi me këngën “Theje”. Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.
/Priza.al/