Video/ Borëpastruesja bën kërdinë, shkatërron 40 makina, plagosen 12 persona

Teksa po pastronte autostradën nga dëbora, shoferi i borëpastrueses e  teproi “pak”me shpejtësinë e mjetit, duke hedhur kështu me vrullë borën në drejtimin e kundërt të autostradës, duke shkaktuar përplasje të shumta midis makinave.

Pamjet e kapura në kamerën e shoferit të kamionit Michael Lemon tregojnë borëpastruesen që duket se udhëton më shpejt se sa pjesa tjetër e trafikut, me rreth 70 km/h, duke bërë që të dërgojë borë të ngurtësuar dhe llucë mbi automjetet që udhëtonin në drejtim të kundërt.

Mësohet se nga rrëmuja që u shkaktuar, 47 makina kanë pësuar dëme, ndërsa 12 persona kanë shkuar në spital me plagë jo të lehta.


Dëmtimet e automjeteve variojnë nga thyerja e xhamit të përparmë, deri tek deformimet e shumta nga përplasjet mes tyre, si pasojë e shikueshmërisë së kufizuar nga  masat e borës që binin mbi to.

Ndërkohë autoritetet përkatëse  njoftojnë se do të dëmshpërblejnë drejtuesit e makinave që janë dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 janarit në Ohio, SHBA.


Lemon tha: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk dija si të reagoja, thjesht isha i shtangur që dikush mund të ishte kaq i pamatur’. “Shumë prej tyre as që dinin se çfarë të bënin, ata thjesht u përpoqën të qëndronin në korsinë e tyre dhe shpresonin ta përballonin atë.”

Mbetjet e borës pastrues kanë shkaktuar dëme të rënda në shumë makina. Lemon tha se ai në videon e tij kishte mbetur me një vrimë të hapur në xhamin e përparmë.

Ai tha se u tërhoq dhe foli me viktimat e përplasjes, disa që kishin lëndime në krah dhe shpatull. Asnjë nga lëndimet nuk ishte kërcënuese për jetën, sipas Patrullës së Autostradës Shtetërore të Ohajos.

Ashtu si me çdo incident që rezulton me lëndim, punonjësit iu hoq menjëherë nga turni dhe u dërgua për testim të detyrueshëm të drogës dhe alkoolit.

“Punonjësi është aktualisht në pushim administrativ në pritje të rezultatit të këtyre hetimeve kur do të merren masat e duhura.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *