Partia Socialiste e vendit ka nisur konsultimet me drejtuesit e qarqeve rreth kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars.
Kryeministri Rama ka mbyllur bisedimet me Taulant Ballën që është edhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit ku zbulohet se për Lushnjën Ramës i janë propozuar dy emra. Kryetarja e bashkisë në detyrë Eriselda Sefa dhe mjeku i njohur Asfloral Haxhiu. Fjalën e fundit për kandidaturat do ta ketë Kryesia e PS.
Ditën e sotme Rama dhe Veliaj do të takohen për diskutimet rreth qarqeve të Rrogozhinës dhe Vorës ku Veliaj është drejtues politik ndërsa më vonë kryeministri do të takojë Ulsi Manjën që është drejtues politik për qarkun e Dibrës.
Zbulohen edhe emrat e Bashës dhe Berishës për Lushnjën.
Sipas burimeve nga PD, nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit.
Ndërsa nga grupimi i Sali Berishës të preferuarit për garën e Lushnjës shikon Arben Zaimi dhe Nevila Bami.
/Priza.al/