Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në hyrje të fshatit Zagorçan.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/