Krimi që tronditi fshatin Manati të Lezhës/ Pajtuesi i gjaqeve: Viktima tentoi pajtimin në vitin 2009

Vrasja e djeshme tronditi fshatin Manati të Lezhës ku mbeti viktimë 65-vjeçari i identifikuar si Lekë Lekgjonaj. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një 17 vjeçar, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia. 17-vjeçarit i kanë vrarë të atin në vitin 2009,  dhe vrasja është bërë nga vëllai i viktimës Lekë Lekgjonaj.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe misionari i pajtimit të gjaqeve, Pjetër Gjoka.

Ngjarja e ditës së djeshme i ka befasuar pasi prej vitesh nuk kishte konflikte mes palëve. Ai është shprehur se në 2009-ën nga vetë viktima ka pasur një tentativë për pajtim. Gjithashtu ai theksoi se dhe nga fisi i Pervathit u është thënë se ka një pajtim të momentit por jo një zgjidhje të përhershme të situatës.

Misonari i pajtimit të gjaqeve shpreson që ngjarja të mbyllet me kaq dhe që gjakmarrja të mos shkaktojë më tepër tragjedi për këto familje.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *