Masakra në Lushnjë/ Vranë njerëzit e Aldo Bares, GJKKO jep vendimin më të rëndë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin    

GJKKO-ja është treguar e pamëshirshme ndaj dy të rinjve nga Lushnja, që në vitin 2017 bënë një atentat të dyfishtë për të eliminuar një prej nipërve të kapobandës së 1997-ës, Alfred Shkurtit.

Gjykata i ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasit Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Ata akuzohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2017, të quajtur edhe si “Masakra e Lushnjës”. GJKKO ka vendosur sot që të pranojë kërkesën e SPAK-ut, për të dënuar dy të rinjtë me burg përjetë.

Bilbili dhe Kaloshi akuzohen si autorë të “Masakrës së Lushnjës” më 11 tetor 2017, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

I shumëkërkuari për vrasje, Orges Bilbili u arrestua në datë 10 dhjetor 2020 gjatë një përplasje me armë, me një efektiv në Tiranë. Bilbili u ndalua nga Policia dhe iu kërkuar leja që kishte marrë për të dalë nga banesa, në kuadër të masave për koronavirusin, por ky i fundit ka refuzuar, ndërsa pas pak sekondash ka dashur të largohet pa dhënë sqarime.

Ai është ndjekur nga një efektiv policie, ndërsa Bilbili ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, por që efektivi e ka pikasur në kohë e për këtë, pas paralajmërimit për ta ulur armën, e ka qëlluar. Fatkeqësisht e plagosur ka mbetur një qytetare që po kalonte pranë nga efektivi i policisë.

Në momentin kur u arrestua, Bilbili rezultonte “person i shpallur në kërkim” nga policia, për vrasje dhe disa vepra të tjera penale. Nga verifikimet e bëra rezultoi se, shtetasi Orgest Bilbil, ishte person i “shpallur në kërkim” dhe “me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës. Ai ishte gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Ndërsa, Anterio Kaloshi, ishte po ashtu i dyshuar për masakrën më 2017 në Lushnjë.

Mësohet se Kaloshi, nuk lëvizte me mjetet e tij të identifikimit. Ai, edhe pse u shpëtoi prangave, më datë 10 prill 2020, ditë kur u arrestua Orges Bilbili, kishte vijuar jetesën e tij në Tiranë, pasi dokumentet false, bënin që të qarkullonte lirshëm.

Anterio Kaloshi prezantohej herë si efektiv policie, me stemën në emrin Bledar Bodelli, herë me një pasaportë biometrike, me emrin Edison Deliaj dhe herë me dokumente greke, që sipas policisë janë të falsifikuara.

Të gjitha këto dokumente tashmë janë sekuestruar dhe do të hetohen për vendet në të cilat janë përdorur.

Anterio Kaloshi u vu në pranga në Qesarakë, në kuadër të një operacioni që arrestoi edhe dy persona të tjerë, për sulmin në Tushemisht, Meard Berberin dhe Ervin Kalanë. Ai ishte në makinë me Berberin, një pre organizatorëve të dy atentateve ndaj djalit të Jetmir Muçollarit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *