Qyteti i Fierit është mbushur nga forca të shumta policie. Mësohet se mbrëmjen e sotme uniformat blu të ndihmuar dhe nga forcat “Shqiponja” kanë ngritur pika të shumta kontrolli.
Kryesisht hyrje-daljet e qytetit janë të bllokuara e po kontrollohet çdo makinë.
Në fokus të këtyre kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.
Nuk dihet nëse policia ka ndonjë emër konkret për të cilin mund të ketë angazhuar forcat blu.
/Priza.al/