Rikthimi në ekranin e “Top Channel” me “Ëndërrtjerrësit” i Alban Dudushit solli shumë reagime në rrjet nga ndjekës që e përkthyen këtë moment si një rikthim i përhershëm të tij.

Gazetari tregoi gjithë hapat e parë në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi transmetimin me “Top Show” në ndërrimin e viteve.

Pas këtij momenti nostalgjik nuk kanë munguar komentet dhe urimet e shumta, për të cilat Bieta ka shprehur mirënjohjen e saj në ‘Instagram’.

“Pjesa më e madhe e mesazheve përgjatë këtyre 24 orëve janë vlerësime dhe urime për Albanin, ngacmuar nga ëndërrtjerrësit transmetuar mbrëmë në top. Sigurisht që kjo më bën të ndihem shumë e gëzuar, krenare edhe mua si dhe falenderuese për vlerësimet tuaja, ardhur në adresën time. Po ndaj me ju këtë sms, sepse është thelbi dhe pothuajse ajo që shprehnit në çdo koment. Faleminderit me zemër”, ka shkruar Bieta Sulo.

Duken si çifti më përfekt në botë, por Bieta Sulo qenka ndarë njëherë nga  Albani – Tirana One

Bieta rrëfen si asnjëherë krisjen e marrëdhënies me Albanin: U ndamë  përgjithmonë (FOTO LAJM) - Albeu.com

/Priza.al/