Doni të bëni të dashurin xheloz në takime? Ylli i rrjeteve sociale ju jep një ide të pazakontë

Ylli i rrjeteve sociale Sofia Franklyn ka zbuluar një truk të pazakontë që përdor në takimin e parë për të mbajtur vëmendjen e burrit të saj.

Sofia ndau një video në “TikTok” me të cilën shkruante: “Burrat e duan konkurrencën e shëndetshme“.

Në video, ajo shpjegoi trukun e saj që e bën një mashkull të mendojë se ka “opsione” të tjera dhe të jetë pak xheloz.

“Kur shkoj në tualet, paguaj banakierin që të më dërgojë një pije nga një “fans i fshehtë” për ta bërë partnerin tim të mendojë se kam edhe opsione të tjera,” shpjegoi ajo.

Në komente, Sofia pranoi se ky nuk ishte truku i saj i vetëm në takimin e parë – duke shpjeguar se ajo i dërgoi edhe vetes lule në një ose dy raste.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *