Aksidenti ku humbën jetën 45 persona në Bullgari ka ndodhur për shkak të shoferit të autobusit. Hetuesit bullgarë kanë dalë në këtë përfundim pas disa muajsh hetimesh. Shefi i hetuesve, Borisllav Sarafov, tha se shkaku është humbja e kontrollit ndaj autobusit nga ana e shoferit, por edhe shpejtësia jo e duhur në autostradën e Strumës.
Më 23 nëntor të vitit 2021 në orët e hershme të mëngjesit, autobusi i kompanisë ‘Besa Trans’ i cili nga Stambolli kthehej me turistë për në Maqedoninë e Veriut, goditi bankinën e autostradës Struma, te fshati Bosnek, ku humbën jetën 45 persona.
/Priza.al/