Duhej të ishte një ditë feste për ta, por derbin me rivalin më të urryer duhet ta shikojnë nga shtëpia. Inter nuk do të ketë tifozët e saj të zjarrtë në shkallët e stadiumit ‘Guiseppe Meazza’ për përballjen derbi me Milanin. Konfirmimi erdhi nga faqja zyrtare e grupimit të tifozëve zikaltër ‘Kurva Nord’ të cilët janë shprehur të zhgënjyer për mënyrën e trajtimit dhe menaxhimin e shitjeve të biletave për ndeshjes e së shtunës së 5 shkurtit.
‘Të zhgënjyer dhe të hutuar. Kjo nuk duhej. Ne i drejtohemi Marotës, i cili vazhdimisht ka treguar se kujdeset për fansat më besnikë. Në këtë situatë, do jemi pa pankarta, pa flamuj dhe pa brohoritje’, thuhet mes të tjerash në shënimin e tyre në Facebook.
Derbi i Madoninës do të luhet me kapacitetin 50% të stadiumit, kjo për shkak të masave anti-COVID. Pra rreth 40 mijë tifozë do të jenë në stadium për të ndjekur sfidën mes Interit dhe Milanit, përballje që vendos kundër njëra-tjetrës skuadrën që aktualisht kryeson kampionatin dhe ekipin që renditet i treti.
/Priza.al/