Vodhën karburantin nën kërcënimin e armës, policia kap në kohë reale dy kushërinjtë

Dy në pranga e një në kërkim janë autorët e vjedhjes me armë të një karburanti në Fushë-Krujë. Mëngjesin e sotëm, tek Ura e Gjolës, Arrameras, Fushë-Krujë, persona të maskuar dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri kanë marrë një sasi vlere monetare, në një pikë karburanti dhe janë larguar.

Uniformat blu bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Gjola”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Skënder Çangu, 30 vjeç, banues në Nikël, Krujë, Zenun Çangu, 17 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë. Po kështu është shpallur në kërkim shtetasi A. Ç., 17 vjeç, banues në Fshatin Verjon, Krujë (kushërinj me njëri-tjetrin).

Shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjetin dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *