Nuk ka surpriza në Kupën e Afrikës/ Senegali e Maroku kalojnë në çerekfinalet e turneut

Senegali ka siguruar kalimin në raundin çerekfinal të Kupës së Afrikës. E udhëhequr nga ylli i Liverpool, Sadio Mane, senegalezët ishin të papërmbajtshëm ndaj Kepit të Gjelbër, teksa triumfuan me shifrat 2-0. Mbetja me 9 futbollistë e Kepit, krijoi hapësira për Senegalin, që fillimisht gjeti rrjetën me anë të Mane. Ai që hipotekoi kalimin e kombëtares së tij në çerekfinale ishte Dieng, që realizoi për 2-0. Në çerekfinale do pres fituesin e çiftit Mali-Guinea Ekuatoriale.

Në çerekfinale kaloi dhe Maroku falë fitores me përmbysje 2-1 përballë Malavisë. Mhango zhbllokoi ndeshjen me një kryevepër nga distanca pas shtatë minutash, duke befasuar jo pak Marokenët. Gjithsesi, ata gjetën forcën për të reaguar, teksa fillimisht barazoi shifrat En-Nesiri. Goli që i siguroi biletën Marokut për në çerekfinale mban firmën e Ashraf Hakimi në minutën e 70-të. Në raundin tjetër Maroku do të takohet me fituesin e përballjes mes Egjiptit dhe Bregut të Fildishtë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *