Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e BBV, u zbuluan disa sekrete që VIP-at nuk i kishin treguar kurrë më parë dhe në fakt disa nga ato sekrete janë prekëse. Egzona Rafuna moderatorja nga Kosova, ka zbuluar: “Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për familjen time, kam pastruar me mamin nëpër shtëpi të njerëzve”.
Tani që këtë sekret nuk e di vetëm ajo dhe familja e saj, por një publik i gjerë, duket se Egzona nuk është ndjerë mirë. Madje gjatë Prime-t, ajo i kërkoi ndjesë mamasë që e kishte treguar.
Por edhe pas përfundimit të spektaklit, moderatorja e njohur ka shpërthyer në lot, duke thënë se do jetë mërzitur mamaja e saj për sekretin pasi nuk e dinte askush. Donaldi dhe Arjola i kanë qëndruar pranë, duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe.
Biseda mes banorëve:
Donaldi: çfarë ke?
Egzona: Kurrgjë
Donaldi: Për çfarë je mërzitur?
Egzona: Për mamin, është mërzit
Donaldi: Pse?
Egzona: Jo mërzit, por shqetësuar, për sekretin se nuk e ka ditur askush
Donaldi: Këtë gjë mund ta tregosh tamam
Egzona: I çova mesazh kur isha te dhoma e rrëfimit
Donaldi: Shko te dhoma e rrëfimit se ndoshta ke nevojë të flasësh. Më dëgjo mua, më beso
Arjola: U mërzite për nominim?
Egzona: Jo, e dija para se të niste emisioni, as që nuk po ma nin për atë pjesë
Arjola: Pash mu pse po qan? Çfarë të mërziti?
Egzona: Asgjë, për mamin. Nuk dua të shkoj te dhoma e rrëfimit
Arjola: Merre vesh Donaldin
Donaldi: Nuk ke bërë asgjë të keqe
Egzona: Nuk po dua të shkoj në këtë gjendje
Arjola: Je shumë mirë. Nuk është turp, puna është nder. Pse po mërzitesh?
Egzona: Ajo sot hala më shiko si të shenjtë
Arjola: Ka me të pa tanë jetën se të ka fëmijë, edhe nuk ta ul kjo vlerën, fare.
Egzona: Unë thjesht e di se si është ndjerë ajo
Arjola: Ajo është ndjerë vetëm krenare
Iliri: Për një vajzë si ty s’ka si mos të ndihet krenare, më beso
Arjola: Është krenari të ndihmosh prindin tënd. E nëse të vjen me fol shko të “Vëllai i Madh”, dëgjoje Donaldin, jo mua, por Donaldin.
Egzona: Kam pas shumë gjëra të tjera që kam qenë e rezervuar dhe nuk i kam treguar.