Interpol Tirana me kërkesë të SPAK-ut kanë shpallur në kërkim kombëtar Stela Gugallën së bashku me Klodian Zoton, pasi kanë dështuar në kërkimet e tyre brenda vendit për ti arrestuar.
Akuzat që ngrihen për dy të kërkuarit kanë lidhje me inceneratori n e Elbasanit për korrupsionin dhe pastrimin e parave në një vlerë rreth 3.7 milion Euro, të cilat i kanë ‘zhvarur’ nga fondet e shtetit.
Autoritetet kanë kryer një sërë kërkimesh një vend për rreth një muaj tashmë, por pa rezultat dhe kjo gjë ka bërë që dy personat të shpallen në kërkim ndërkombëtar.
Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Minister i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.
/Priza.al/