Një 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes, e ndërsa familjarët e së ndjerës hedhin akuza mbi mjekët për mjekim të pakujdesshëm.
Rasti në fjalë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku ka humbur jetën një grua nga Mallakastra. 30-vjeçarja ka humbur jetën gjatë lindjes, pasditen e të shtunës, bëjnë me dije burimet për ‘Faxweb.al’.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndaj mjekëve kanë nisur hetimet. Fatmirësisht fëmija është në gjendje të mirë.