Autori i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos, Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, pasi bashkëpunoi në vrasjen e ish-efektivit në vitin 2019.
Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
I riu ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.
/Priza.al/