Moderatorja Einxhel Shkira, nuk ka shfaqur marrëdhënie të mira brenda BBV me aktorin e humorit Donald Veshajn dhe kjo vjen si pasojë e mosmarrëveshjeve që kanë patur edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Asnjëri nga protagonistët nuk e ka treguar kurrë arsyen e konfliktit por thuhet se shkak është bërë eksperienca e Einxhel në emisionin “Binjakët ShoW” nga Donaldi dhe Romeo.
Ajo u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj mirëpo arsyen nuk vendosi që ta tregonte, duke thënë thjesht se jashtë ishin bllok.
Mirëpo sipas Olti Currit, Einxhel nuk ka më komunikim me Donaldin për shkak se nuk është paguar nga ai.
“Engjelli-Donaldit: “2 here jam zhgenjyer nga ty” Legjendat thone se Donalduo si ka dhen akoma paret e emisionit qe ben bashk. Shhhh”, –shkruan Curri.
/Priza.al/