Në sektorin e medies, në vendin tonë, punojnë mbi 5700 punonjës. Vitet ndërrojnë, por problemet mbeten të njëjtat, madje disa të gangrenizuara.
Vetëm vitin e shkuar, 19 punonjës nga të cilët 11 gazetarë humbën jetën, për shkak të “Covid-19”.
“Gazetarët, veçanërisht të terrenit dhe të rretheve vazhdojnë të jenë më pak të paguarit. Pagat e ulëta çojnë në një lëvizje të madhe në treg. Stafet e gazetave kanë pësuar reduktim me 30%.
Nëse në parë punonin 25 vetë tani janë 7-9 punonjës, që bëjnë të njëjtën punë. Janë rreth 15 ankesa që kolegë kanë paraqitur te ne, për shkak se kanë fituar pension minimal.
Këtu dalim te një problem tjetër, që një pjesë e mediave punojnë me dy bordero.
Mos të përmendim orët jashtë orarit, pushimet e papaguara, si dhe vonesat në dhënien e rrogave, fenomen që evidentohet edhe sot”,- shprehet Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa.
/Burimi: TCH/