Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë ndër çiftet më të bukur në Kosovë. Në ditën e saj të lindjes të vjehrrës ajo i ka kushtuar fjalët që jo çdo nuse do ia dedikonte nënës së bashkëshortit.
Teksa postoi foto krah nënës së Gjikos, Elita Rudi u shpreh se vjehrra e saj është një grua me klas, inteligjente dhe e kujdesshme, dhe se është frymëzim për të.
“Gëzuar ditëlindjen vjehrrës më të mirë në botë. Je me klas, inteligjente dhe e kujdesshme, në thelb, personi që aspiroj të bëhem. Faleminderit që po mi mëson dhe mua”, shkroi Elita Rudi.