Rinisin fluturimet direkte Tiranë-Londër

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë rihapur fluturimet me Britaninë e Madhe. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka njoftuar se nga kjo e hënë janë bërë gati të nisin fluturimet Tiranë-Londër dhe anasjelltas disa kompani ajrore.

Njoftimi

Lajm i mirë

Duke filluar nga sot, British Airways, Easy Jet dhe Wizz Air bëhen gati të rifillojnë fluturimet direkte Tiranë – Londër dhe anasjelltas. Për detyrimin e karantinës, do t’ju njoftojmë në një postim të dytë. Faleminderit per durimin. Shëndet të mirë.

Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një konferencë për shtyp bëri me dije se do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe. Sipas ministres, ky vendim erdhi për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike në Britani.

“Nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë për të gjitha aktivitetet dhe të gjitha masat që kemi deri tani, do vijojnë të qëndrojnë siç janë. Ora policore do të bëhet nga ora 22 deri në orën 06 të mëngjesit. Impakti i lehtësimit do të monitorohet për dy javë. Duke marrë në konsideratë përmirësimin e situatës epidemiologjike në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar.

Duhet të mos neglizhojmë masat dhe të shmangen grumbullimet që vijojnë të mos jenë të lejuara. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit masiv që pritet të të intensifikohet edhe më shumë në ditët në vijim. Prej ditës së hënë do shtrihet vaksinimi masiv +60, pritet që në javën që hymë të mbërrijnë edhe doza të tjera të vaksinave nga Sinovac dhe Pfizer dhe përgjatë muajit prill, presim të kemi edhe doza të tjera dhe nga mekanizmi i Covax. Virusi është ende prezent, rreziku është ende këtu, ndaj masat që kemi aktualisht duhet të vijojmë t’i respektojmë, duke filluar nga distanca, maska, higjiena personale, duke shmangur grumbullimet dhe sigurisht duke vijuar me vaksinimin”, tha Manastirliu.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *