Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në Korçë, ku ka zhvilluar takime me studentë dhe demokratë të cilët kanë kontribuar ndër vite. Kjo ka bërë që mbështetësit e Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës të përplasen verbalisht në Korçë.
Në video të siguruara nga Gazeta Shqip dëgjohet se simpatizantët e PD-së të thonë: Turp për ju që keni qenë shokët tanë, ped*rasta jeni, duke iu drejtuar kështu njëri-tjetrit.
Rikujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se institucionet në vend janë të kapura. Ai tha se politika në këtë vend ka humbur fytyrën njerëzore, duke shtuar se tre njerëz kanë kapur karriget dhe nuk interesohen për hallet e qytetarëve.
Nga ana tjetër bëjmë me dije se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e sotme në Patos në kuadër të themelimit të degës së PD në këtë qytezë.
/Priza.al/