“Kam frikë se është mërzitur mami për sekretin që nuk e dinte askush”/ Egzona shpërtheu në lot

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, Egzona ka shpërthyer në lot. Shkak është bërë sekreti që ajo ka zbuluar brenda shtëpisë dhe mendonte se nëna e saj do të mërzitej.

“Në një periudhë shumë të vështirë ekonomike për familjen time, kam pastruar me mamin nëpër shtëpi të njerëzve”, ishte sekreti që moderatorja zbuloi në dhomën e rrëfimit dhe më pas banorët e tjerë duhej ta gjenin se kujt i përkiste.

Por duket se ajo nuk e ka përjetuar mirë faktin që kishte rrëfyer diçka që askush nuk e dinte. Egzona kishte frikë se mami i saj do jetë mërzitur e si pasojë u rëndua psikologjikisht.

Por motra e saj, Valmira Rafuna, ka zbuluar ditën e sotme se si është ndjerë ajo dhe mamaja në lidhje me zbulimin e këtij sekreti. Ajo ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, ku u shpreh se në asnjë moment nuk janë ndjerë keq.

“Për asnjë moment keq, sfidat e jetës na bëjnë më të fortë dhe duhet ta ngremë kokën lart. Ka qenë një periudhë kohore ku shumë familje në Kosovë e kanë kaluar pas luftës. Të gjitha vështirësitë që ka kaluar, ka bërë që ajo të punojë shumë e sot të jetë ajo që është, e të jetë pjesë e një spektakli me këto përmasa të mëdha që ka”, tha Valmira.

Kjo e fundit shtoi se e ka parë se Egzona e ka marrë me shumë seriozitet pjesën e sekretit dhe ka treguar pikërisht atë, ndryshe nga banorët e tjerë që kanë thënë sekrete më të lehta.

“E kam parë që e ka marrë me shumë seriozitet pjesën e sekretit, por ka dashur që të shpalosë edhe njëherë ndjeshmërinë e saj. Ka treguar shumë anë të ndjeshme, edhe kur ka qenë jashtë, kur kemi parë surprizat e banorëve të tjerë ajo ka qarë.

Ndihem shumë, shumë keq që ajo mbrëmë ka qarë, pasi nuk ka pasur nevojë të qajë. Mami është ndjerë keq se pse ka qarë, se nuk ka arsye. Për këtë pjesë. E kur shohim atë duke qarë, ne ndihemi keq”, tha motra e banores së BB VIP.

Valmira zbuloi gjithashtu se si e ka pritur hyrjen e Egzonës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

“Momentin që jam njoftuar për hyrjen e saj në BB VIP, nuk kam qenë dakord, pasi hyrja në këtë fazë të lojës nuk është e lehtë. Ka qenë me informata nga jashtë, se si do të pritet brenda. Nuk është njësoj si të hysh që nga dita e parë”, u shpreh ajo.

The well-known moderator will be introduced tonight on Big Brother Vip

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *