Një foto që po qarkullon në Ukrainë së fundmi, tregon situatën në të cilën gjendet vendi dhe panikun që ka përfshirë qytetarët ukrainas, të cilët po pëërgatiten për më të keqen.
Një grua me një pushkë snaiper në dorë, rri e pret në dritare. Kjo foto tashmë është bërë virale dhe ka bërë xhiron e mediave botërore.
Shumë do mendonin se Mariana Zhaglo, është një ish-ushtarake, por nuk ka të bëjë fare me këtë, raportonte “Daily Mail”.
Ajo është një studiuese marketingu, por që ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbrojtur vendlindjen nga ndonjë pushtim i mundshëm rus.
Një grua në Ukrainë, nënë e tre fëmijëve është fotografuar e armatosur, teksa hedh vështrimin nga dritarja e banesës.
“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”,- tha Mariana.
“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin. Ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë, në çdo rrugë dhe në çdo shtëpi”,- shprehet ajo duke treguar pushkën e saj “Zbroyar Z-15”.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/